Megjithëse pranvera fillon në mars, lulëzimi i plotë i saj vjen në maj. Dhe me lulëzimin e pranverës vijnë edhe foshnjat.
Foshnjat e lindura në maj kanë tendencë të jenë më rrëzëllitës dhe më optimistë se foshnjat e tjera. Kjo merr kuptim, pasi moti po fillon të ngrohë dhe ne kemi më shumë ditë me diell. Fëmijët mund të kenë shumë gjëra që i bëjnë ata të veçantë, ndërsa ne ju tregojmë pse bebet e majit janë edhe më të veçanta.
Fëmijët e lindur në maj janë me fat
Richard Wiseman, një psikolog britanik nga Universiteti i Hertfordshire bëri një studim në internet rreth 40,000 njerëz në fillim të viteve 2000. Wiseman dhe ekipi i tij pastaj analizuan sondazhet dhe mblodhën të dhënat bazuar në ditëlindjet e këtyre njerëzve. Një numër i madh njerëzish (rreth gjysma) të lindur në maj besonin se ishin me fat. Në përgjithësi, ata që lindin në pranverë dhe verë besojnë se janë më me fat se ata që kanë lindur në vjeshtë.
“Efekti mund të jetë për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si disa prindër ndërveprojnë me foshnjat e tyre gjatë verës dhe dimrit”, tha Wiseman nëpërmjet The Sydney Morning Herald.
Fëmijët e majit janë më optimistë
Në një sondazh tjetër, Richard Wiseman punoi së bashku me disa vullnetarë nga Edinburgh International Science Festival. Në vëzhgimin që iu bë, vullnetarët u pyetën rreth 20 pyetjeve që kishin të bënin me faktin se sa besonin ata në fat.
Ajo që u vu re ishte se njerëzit që kishin lindur në maj, ishin të prirur që të shihnin në çdo rast anën pozitive të asaj që do t’ju ndodhë.
Mjekët besojnë se pikëpamja optimiste e tyre ka të bëjë me ndryshimet sezonale midis verës dhe dimrit. Duke qenë se vera ka më shumë orë me dritë, këta njerëz besojnë se drita e diellit ka efekte mbi sasinë e dopaminës që popullsia prodhon, dhe i bën ata më të lumtur.
Dopamina është një stimulues natyral, që jep ndjenjën e ekstazës, ndihmon përqendrimin në veprime individuale dhe motivon.
Fëmijët e lindur në maj janë më pak të prekur nga alergjitë
Hulumtuesit nga Universiteti i Southampton vëzhguan se si lidhej data e lindjes me rrezikun e alergjive më vonë në jetë.
Ajo që u zbulua ishte se njerëzit e lindur në vjeshtë dhe në dimër kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga alergjitë sesa ata që lindin në pranverë ose verë. Madje efektet e këtyre alergjive mund të zgjasin. Mgjithatë nëse keni një fëmijë të lindur në maj, nuk duhet të shqetësoheni.