Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse disa persona nuk u infektuan asnjëherë nga Covid-19?

Jetë 16/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtuesit kanë vënë re se shumë persona gjatë periudhës së Covid nuk janë infektuar. Deri më tani, ata janë duke analizuar nëse gjenetika ose sistemi imunitar kanë ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit nga Covid.

Fatmirësisht, shumë persona gëzojnë fatin që nuk kanë qenë të infektuar me Covid shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.

E në lidhje me këtë hulumtuesit po analizojnë nëse gjentika apo sistemi imunitar kanë luajtur rol në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

Zbulimi i kësaj enigme do të mundësonte në mbrojtjen e shëndetit tek pacientët me rrezik të lartë për infektim.

Sipas një ekipi ndërkombëtar të studiuesve janë në proces të rekrutmit të pjesëmarrësve.

“Një faktor që studimi e quan në mënyrë specifike si një vështirësi është aftësia për të përcaktuar përfundimisht nëse një pjesëmarrës ka ose nuk ka përjetuar një infeksion COVID-19 pavarësisht ekspozimit,” tha Rebekah Sensenig, DO, një eksperte e sëmundjeve infektive me Riverside Health System.

Hulumtime të ngjashme kanë zbuluar se variacionet gjenetike në receptorë të caktuar të qelizave mund t’i bëjnë njerëzit rezistent ndaj një lloji të malaries, HIV dhe noroviruseve. Zbulime të tilla madje kanë çuar në mjekime dhe trajtime të reja për HIV.

Një studim tjetër, i botuar në Nature Communications, tregon se disa individë kanë atë që mund të jetë një imunitet para-ekzistues ndaj COVID-19.

“Hipoteza është se njerëzit me ekspozim të shtuar ndaj versioneve të tjera të koronaviruseve do të kenë qeliza T të ‘parapërgatitura’ që ndërveprojnë me COVID-19 dhe janë në gjendje t’i përgjigjen shpejt infeksionit COVID-19,” shpjegoi Sensenig.

Përveç sistemit të mundshëm imunitar ose faktorëve gjenetikë, personat e tjerë mund të mos kenë zhvilluar Covid.

Kjo si rezultat i izolimit në shtëpi dhe praktikimit të distancimit rigoroz social. Mbajtja e maskës dhe ndjekja e rekomandimeve të vaksinimit parandaloi gjithashtu shumë infeksione. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEdukim dhe punësim në Holandë: Infermierja Kosovare Demiri tregon pse vendosi të pranojë ofertën
Artikulli i rradhës Studiuesit kanë zbuluar dy shenja të hershme të sëmundjes së Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.