Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse disa persona përfitojnë më shumë nga ilaçet për humbje peshe?

Jetë 14/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se ndryshimet gjenetike mund të shpjegojnë pse disa persona reagojnë më mirë ndaj ilaçeve moderne për humbje peshe sesa të tjerët. Medikamente si Ozempic, Mounjaro dhe Zepbound kanë ndryshuar trajtimin e obezitetit dhe menaxhimin e peshës trupore, por efektet e tyre nuk janë të njëjta për të gjithë pacientët.

Sipas burimit Euronews Health, disa njerëz humbin më pak se 5% të peshës së tyre trupore, ndërsa të tjerë arrijnë të humbin më shumë se 20%. Sipas studiuesve, gjenetika mund të luajë rol kyç në këtë ndryshim, si në efektivitetin e trajtimit ashtu edhe në shfaqjen e efekteve anësore.

Studimi, i publikuar në revistën “Nature”, analizoi të dhënat e gati 28 mijë personave që kishin përdorur të paktën një nga ilaçet më të zakonshme të kësaj kategorie. Pjesëmarrësit kishin përdorur terapinë mesatarisht për 8.3 muaj.

Rezultatet treguan se një variant i caktuar në receptorin GLP-1 lidhej me humbje më të madhe në peshë. Personat që mbanin këtë variant humbën mesatarisht 0.76 kilogramë më shumë gjatë trajtimit krahasuar me ata që nuk e kishin.

Një variant tjetër gjenetik u lidh me më shumë të përziera dhe të vjella te përdoruesit e tirzepatidit, por nuk ndikoi në sasinë e peshës së humbur.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se ndikimi i gjeneve është relativisht modest.

Faktorë të tjerë si gjinia, lloji i ilaçit, doza, kohëzgjatja e përdorimit, mënyra e jetesës dhe aktiviteti fizik mund të kenë ndikim edhe më të madh në rezultatet përfundimtare.

Sipas specialistëve, këto zbulime hapin rrugën për trajtime më të personalizuara në të ardhmen.

Duke kuptuar paraprakisht se kush do të përfitojë më shumë ose kush ka më shumë gjasa të përjetojë efekte anësore, mjekët mund të zgjedhin terapinë më të përshtatshme për secilin pacient dhe të rrisin suksesin e trajtimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKonceptimi dhe zhvillimi i fetusit gjatë 9 muajve të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Ndjenjat, marrëdhëniet dhe shtatzënia: Si ndërthuren emocionet dhe ndryshimet gjatë pritjes së një fëmije?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.