Mamia Razije Musa ka folur rreth rëndësisë që fëmijët të konsumojnë probiotikë nëpërmjet produkteve bylmetit të bëra në shtëpi.
Lexoni këshillën e saj të plotë:
PSE DUHET TË PËRDORNI PROBIOTIKË
Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë herë flasim edhe privatisht për çështjen e marrjes së shpeshtë të antibiotikëve.
Antibiotikët janë të destinuar për të zhdukur bakteriet e këqija por në atë rrugë ato mund të prishin balancën e bakterieve të mira dhe kështu të sjellin probleme si është edhe diarrea.
Unë gjithmonë këshilloj që fëmijëve të ju jepni probiotikë, studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë jogurt kanë numër më të madh të bakterieve të mira si lactobacilet.
Duhet ta marim seriozisht këtë çështjen e ekuilibrit të baktereve në sistemin e tretjes sepse kjo mund ta përcaktojë punën e sistemit imunitar.
Fëmijëve më të mëdhenj se gjashtë muaj është e rëndësishme që ju bëni pjesë të menysë kosin, jogurtin dhe djathin e bërë në shtëpi.
Ju më thoni se si i rekomandoni këto kur bëhen me qumësht lope ndërsa qumështi i lopës nuk preferohet para vitit të parë të jetës.
Kjo nuk është e njejta gjë, lirisht fëmijëve tuaj jepjuni djath kos e jogurt arsyeja pse them ta përgatitni vetë është për shkak të sasisë së kripës që e ka djathi i blerë.
Në fund them se gjëja më e mirë është që fëmijët t’i mbajmë sa më larg antibiotikut por mos harroni se kur nuk ka rrugë tjetër antibiotiku është shpëtues i jetërave. Ajo çka nuk duhet lejuar është abuzimi me të pra dhënia kohë pas kohe pa nevojë .
Me dashuri, Razija