Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse është i rëndësishëm masazhimi i foshnjës tuaj, si duhet bërë ky proces

Jetë 10/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mund të mësoni teknika të posaçme për t’i bërë masazh foshnjave por shpesh ju e dini më mirë se çfarë i pëlqen fëmijës suaj. Në thelb masazhi është ledhatim i foshnjës që e bëni ashtu si ju vjen natyrshëm, kështu ndoshta nuk keni pse të shqetësoheni.

Duhet të shmagni ndonjë pjesë të çarë të lëkurës apo ndonjë vend që është duke u shëruar si dhe nuk duhet t’i bëni masazh për dy ose tre ditë pasi foshnja të ketë marr vaksinën, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.

Masazhi është i mirë jo vetëm për trupin, por është mjaft i dobishëm edhe për trurin. Studimet kanë treguar se të porsalindurit që i nënshtrohen masazhit kanë zhvillim neurologjik më të mirë.

Nëpërmjet masazhit shtohet prodhimi i mielinës duke lehtësuar kështu transmetimin e impulsive nervore.

Bebet të cilat masazhohen ose përkëdhelen më shumë kanë një shtim të sekretimit të hormoneve të tretjes. Mes tjerash, bebet me kolika të shpeshta abdominale fillojnë të ndjehen më mirë pasi fillojnë edhe masazhohen në mënyrë të rregullt.

Ka disa gjëra që mund t’i mbani parasysh dhe një numër teknikash të provuara për pjesë të ndryshme të trupit.

Teknikat:

Barku: bëni masazh në formë rrathësh duke fërkuar qendrën e barkut të foshnjës.

Shpina: fërkojeni me të dyja duart nga poshtë në qendëe të shpinës. Bëni lëvizje rrethore me gishta e mëdhenj midis pllakave të shpatullave.

Këmbët: fërkojini pjesët e pasme të kofshëve dhe pastaj fërkojeni lehtë nga lart në shpinë deri poshtë tek këmbët. Filloni poshtë tek këmba dhe ngjituni lart tek kofshët nga brenda dhe pastaj në formë rrethi zbrisni prapë poshtë përgjatë pjesës së jashtme të këmbëve.

Krahët: fillojeni fërkimin nga poshtë jashtë krahut dhe pastaj kaloni nga lart poshtë.

Pesa hapa drejt masazhit perfekt:

– Bëjeni masazh me duar të zhveshura dhe përdorni pak vaj vegjetal që fërkimet të rrëshqasin lehtësisht.

– Sigurohuni që duart t’i keni të ngrohta dhe ngroheni pak edhe vajin para se ta përdroni.

– Në fillim përdorni shtypje të lehta e të njëtrajtshme dhe pastaj bëjini pak më të forta, kur të fitoni besim se çfarë i pëlqen foshnjës.

– Ҫdo lëvije bëjeni të ngadaltë dhe përsëriteni disa herë para se të vazhdoni me tjetrën. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPas 46 vitesh pensionohet infermieria anesteziste Edibe Krasniqi
Artikulli i rradhës Sa shpesh duhet ta pastroni foshnjën tuaj: Gjithçka që ju nevojitet në banjën e parë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.