Pse është kaq i rëndësishëm qumështi për fëmijët e vegjël

2018-01-12 në ora 16:33

Përbërja e qumështit për fëmijë është përshtatur veçanërisht me nevojat e fëmijëve.

Qumështi dhe produktet e qumështit janë materie shumë të vlefshme ushqyese në planin ushqimor të fëmijëve sepse ndër të tjera me anë të konsumimit të tyre fëmijët konsumojnë sasi të mjaftueshme të Kalciumit, që është i domosdoshëm për formimin e strukturës së fortë të eshtrave dhe për dhëmbë të shëndoshë.

Qumështi për fëmijë përmban përveç Kalciumit edhe disa materie tjera shtesë që stimulojnë rritjen e fëmijëve, nga të cilat ata shpesh nuk marrin mjaftueshëm, e që janë të domosdoshme në këtë fazë të rritjes dhe të mësuarit për fëmijët.

Sipas Raportit të Ushqimit të vitit 2008 nga Shoqata gjermane e ushqimit, fëmijët e moshës prej 1- 3 vjet konsumojnë më tepër proteina, shumë pak acide yndyrore (Omega-3), shumë pak hekur, jod dhe vitaminë D. Qumështi për fëmijë përmban këto komponente të rritjes në sasi të mjaftueshme.

Në vazhdim mund të gjeni për mbledhjen e llojeve të qumështit HIPP Combiotik® për fëmijë. Rekomandohet që fëmijët në fëmijërinë e hershme të konsumojnë çdo ditë 300-330 ml qumësht dhe produkte të qumështit- sipas mundësive të ndahen në 2-3 shujta në ditë.

Gjithashtu edhe fëmijët me intolerancë të laktozës duhet ti kushtojnë vëmendje konsumimit përkitazi moshës së tyre me këto komponente të rritjes. Për këta fëmijë është i përshtatshëm qumështi nga HIPP pa laktozë me reduktime të rrepta të laktozës (Përmbajtja <0,1 g për 100ml), që edhe te rastet e rënda të intolerancës ndaj laktozës , tretet lehtë. /Gazeta Shneta/