Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse foshnjat finlandeze flenë në kuti kartoni?

Jetë 17/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë të ngjashëm, të paktën sapo lindin. Foshnjat në Finlandë futen në një kuti kartoni, një traditë e vjetër që është në fuqi që në vitet ’30 të shekullit të kaluar.

Çdo fëmije të lindur, pavarësisht se cilët janë prindërit e tij, Qeveria i dhuron një pako me veshje e lodra, ndërsa për nënat dhurohet kutia e kartonit, që është një rit që pasohet ndër vite. Vetëm 5 për qind e femrave nuk e pranojnë dhe marrin shpërblim në para, transmeton Gazeta Shneta.

Por në 75 vjet brendia e pakos ka pësuar transformime, por gjithmonë sendet janë futur në një kuti kartoni, që shpesh bëhet krevati i parë për bebet. Sipas gojëdhënave, është pikërisht ky sekreti finlandez për një prej shifrave më të ulëta të vdekshmërisë foshnjore në të gjithë botën.

Një ritual kolektiv – Femrat tregojnë se është një dhuratë e parë e mrekullueshme për beben. Një traditë e tillë që është ruajtur ndër vite. Eshtë një moment që e përjetojnë të gjitha nënat në Finlandë. Për femrat ka një domethënie të veçantë dhe të thellë; bashkon njerëzit në një sens mbrojtjeje dhe ndarjeje sociale të diçkaje.

Një kuti kartoni përmes historisë – Kutia e parë e kartonit “premaman” u shpërnda nga qeveria e vendit skandinav në vitin 1938. Atë kohë, Finlanda ishte një vend i varfër, vdekshëria foshnjore ishte e lartë (65 për 1000 bebe të lindura) dhe kutitë iu jepeshin familjeve në vështirësi. Me kalimin e viteve, ligjet ndryshuan dhe kutitë iu jepeshin të gjithëve, me kusht që nënat të vizitoheshin nga doktori para se të dilnin nga muaji i katërt i shtatzënisë.

Ëndrra të bukura dje, sot dhe nesër – Kutia version 2013 përmban veshje për të porsalindur, veshje për dëborë, gërshërë për thonjtë, termometër për ujin e ngrohtë, por edhe prezervativë për prindërit. Dhe vetë kutia e menduar si krevat i ardhshëm, ka në fund një shtresë të hollë si dyshek. Nuk përmban biberon, sepse kërkohet promovimi i ushqyerjes me gji. Synimi i kutisë, përveç të mirave që ka brenda, ka qenë gjithmonë ai i dhënies kurajë për të qenit prindër. Sa për gjumin, krijimi i kutisë-krevat donte edhe të krijonte traditën e fjetjes së fëmijës veç nga prindërit. Dhe mes këtyre katër faqeve prej kartoni, sipas shumë personave, ndërsa rritej ideja e ngjashmërisë, ulej shifra e vdekshmërisë foshnjore, sot një prej më të diskutueshmëve në botë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA duhet të konsumojnë mjaltë gratë shtatëzëna?
Artikulli i rradhës Ky është ilaçi më i efektshëm natyral kundër rënies së flokëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.