Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse hapja e gojës është ngjitëse

Jetë 28/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A keni menduar ndonjëherë pse hapja e gojës është ngjitëse? Pse ndonjëherë mjafton të shohësh dikë duke e bërë në transport publik apo edhe në televizor për të na bërë ta hapim edhe ne gojën?

Dr. Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës thotë se shkencëtarët e përkufizojnë hapjen e gojës si një aktivitet që konsiston në një hapje të gjerë të pavullnetshme të gojës dhe zgjerim maksimal të nofullës, e ndjekur nga një frymëmarrje e thellë dhe një frymënxjerrje e ngadaltë.

Megjithatë, ende nuk është plotësisht e qartë pse ne në të vërtetë na hapet goja… Disa mendojnë se kjo ndodh kur trurit i mbaron oksigjeni, por kjo teori u hodh poshtë rreth tri dekada më parë kur u botuan eksperimente që nuk treguan një lidhje midis mungesës së oksigjenit dhe vullnetit për hapje të gojës.

“Sot, teoria më e pranuar është se na hapet goja për ta nxitur zgjimin”, thotë doktor Saghir.

Kur lodhemi, veçanërisht kur shikojmë apo dëgjojmë ndonjë përmbajtje jo interesante, si një ligjëratë e mërzitshme, trupi zgjohet përmes hapjes së gojës.

Ai shton se studimet kanë vërtetuar se rrahjet e zemrës rriten pas hapjes së gojës dhe arrijnë kulmin 10 deri në 15 sekonda pasi ne është hapur goja dhe zgjohemi menjëherë.Sipas studiuesve, empatia është arsyeja më e mundshme që na hapet goja kur i shohim të tjerët duke e bërë këtë. “Ndërsa njerëzit rriten, ne përmirësojmë zhvillimin tonë psikosocial dhe neurologjik, duke i marrë individët e tjerë që u hapet goja si një sinjal se edhe ne duhet ta hapim gojën”, pohon Dr. Saghir.

Hapja e gojës nuk është veprimi i vetëm, ku vërehet kjo sjellje kopjuese. Për shembull, në baza ditore, ne vazhdimisht dhe automatikisht imitojmë fjalë të tjera (ekolalia) ose veprime (ekopraksia) për t’u përshtatur.

Rezulton se është e natyrshme se truri ynë ka një automatizëm për t’i kopjuar njerëzit përreth nesh.

Për më shumë, hapja e gojës është edhe një dëshmi se jeni person empatik dhe mund të paraqesë një dëshirë të thellë njerëzore për të forcuar lidhjet me njerëzit afër jush./Zëri/

 

Artikulli paraprakA mund të ndikojë shtatzënia në shëndetin kardiovaskular?
Artikulli i rradhës  Mjekët paralajmërojnë për gjendjen e zemrës tek fëmijët dhe kur duhet të kërkoni ndihmë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.