Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse këto kukulla kurrë nuk duhet blerë vajzave (Foto)

Jetë 14/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kukulla “Cayla” është bërë e famshme në Gjermani, për shkak të teknologjisë së saj që e bën të flasë, por një mbikëqyrës zyrtar u ka bërë thirrje prindërve që të shkatërrojnë të tilla lodra argëtuese të fëmijëve të tyre, sepse “zgjuarsia” e këtyre kukullave mund të zbulojë edhe të dhëna personale.

Paralajmërimi është lëshuar nga Agjencia Federale e Rrjeteve (Bundesnetzagentur), që mbikëqyr telekomunikacionet.

Studiuesit thonë se piratët kompjuterikë mund të përdorin pajisjen e pasigurtë të “bluetooth”-it që i është vendosur këtyre kukullave, për të dëgjuar dhe folur me fëmijët e vegjël që luajnë me to.

Prodhuesi, “Genesis Toys” nuk ka komentuar ende mbi këtë paralajmërim të zyrtarëve gjermanë.

Ndërkohë, grupi i shpërndarjes së këtyre kukullave “My Friend Cayla”, “Vivid Toy” është shprehur në të kaluarën se mundësia e piratimit është e izoluar dhe se mund të bëhet vetëm nga specialistë.

Gjithsesi, ai tha se kompania e shqyrtoi informacionin, dhe u përpoq ta përmirësojë aplikacionin e këtyre kukullave. Por ekspertët paralajmërojnë se problemi ende nuk është riparuar.

Kukulla “Cayla” mund t’iu përgjigjet pyetjeve të fëmijëve duke pasur qasje në internet. Për shembull, nëse një fëmijë e pyet kukullën “si quhet i vogli i kalit?”, ajo përgjigjet “quhet mëz”.

Dobësia e programit të këtyre kukullave u zbulua për herë të parë në janar të vitit 2015. Ankesa janë dorëzuar edhe nga grupet e konsumatorëve amerikanë dhe europianë./Top Channel/

Artikulli paraprakTë gjithë i përdorim këto barna, por këtë nënë e ndihmuan të mbetet shtatzënë (Foto)
Artikulli i rradhës Kështu telekomanda mund t’ua marr jetën fëmijëve, tregon babai i tronditur (Video)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.