Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse ndodh aborti dhe a mund të parandalohet, Dr. Trina Nushi tregon gjithçka

Lajme 16/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologia Dr. Trina Nushi nga Spitali Lindja ka folur në një bisedë për Gazetën Shneta rreth shkaqeve, simptomave dhe mundësisë së parandalimit të abortit

Doktoresha Trina Nushi-Jahjaga thotë se aborti ndodh atëherë kur fryti është i paaftë për mbijetesë dhe duhet të largohet nga mitra e nënës. Shkaqet e kësaj gjendje sipas saj janë të shumta dhe të ndryshme. Ato mund të rrjedhin nga nëna, apo embrioni ose fryti.

“Gjendja shëndetësore e nënës: infeksionet, lajmërimi i hipertensionit , diabetit, çrregullimet metabolike apo edhe pamjaftueshmëria e hormoneve, mund të çojë deri te një abort. Format anatomike jo të përshtatshme të mitrës: si septumi në mitër, mitra dy brinjore, prezenca e polipeve në brendësi të kavitetit të mitrës apo pamjaftueshmëria e qafës së mitrës – mund të shkaktojë abortin”, shpjegon Dr. Nushi-Jahjaga.

Ndërkaq aborti mund të ndodh edhe për faktin se embrioni është jo i shëndosh gjenetikisht.

Gjinekologia tregon veset e grave që mund të sjellin deri te ndërprerja e shtatzënisë. Përveç duhanit, janë edhe alkooli si dhe substancat narkotike të cilat për fat të keq janë prezentë në mesin e të rinjve, si dhe jeta e natës e çrregullt.

“Një grua shtatzënë prej momentit që kupton që është shtatzënë, e deri në lindje duhet të jetë e kujdesshme. Vet shtatzënia është një gjendje sekondare e organizmit të femrës, ku për 9 muaj me radhë organizmi pëson ndryshime rrënjësore qoftë fizike, qoftë sensitive. Dhe pas 9 muajve përsëri kthehet në gjendjen e mëparshme. Prandaj edhe kujdesi ndaj vet shtatzënisë  duhet të jetë në nivel”, rekomandon doktoresha Trina.

Simptomat e abortit spontan:

– Lajmërimi i gjakderdhjes

– Lajmërimi i dhimbjeve në formë të shtrëngimeve të fundit të barkut që mund të përcillen edhe me dhimbje të shpines ose anasjelltas

“Lajmërimi i gjakderdhjes, i dhimbjeve në trajtë të shtrëngimeve të lajmërohen sa me parë te gjinekologu”, thotë mjekja.

Ajo shpjegon se aborti mund të parandalohet nëse embrioni qëndron ende në brendësi të mitrës. Vlerësimi i një gjendje të tillë bëhet me ultrazë.

“Mjekimi varet prej shenjave të abortit. Në qoftë se kemi gjakderdhje dhe në ultrazë konstatohet prezenca e ndonjë gjakderdhje/hematomë në brendësi të mitrës. Bëhet menaxhimi i gjakderdhjes në 48 orët e para me dhënien e gestagjeneve dhe regjim shtrati”.

“Ndërsa, nëse kemi të bëjmë me dhimbje të shpinës dhe pjesës së poshtme të barkut, ku me ultrazë konstatohet prezenca e ‘hallkes së kontraksionit’ në mitër. Mjekimi vazhdon me dhënien e lëngjeve intravenoze dhe analgjetikeve si dhe regjim shtrati”.

Gjinekologia thotë se aborti në rastin e shtatzënisë së planifikuar dhe dëshiruar është shumë e dhimbshme për femrat. Në rastet e shtatzënive të para shkakton edhe frikë se një gjë e tillë mund të përsëritet edhe në shtatzënitë e ardhshme.

Mjekja në fund tregon sa duhet të pritet deri në rikuperimin e trupit për të nisur shtatzëninë tjetër. “Rikuperimi i organizmit të gruas pas abortit varet nga shkaktari abortit dhe madhësia e abortit. Në qoftë se kemi ndonjë shkaktar specifik, së pari duhet çrrënjoset apo të eliminohet shkaktari pastaj të planifikohet shtatzënia. Por, për një shtatzëni të radhës, së paku duhet të pritet 2-3 muaj”, ka treguar Dr. Trina Nushi-Jahjaga.

Për më tepër këshilla ose konsulta mund të vizitoni Spitalin Lindja në Prishtinë, kontakti: 049 999 923. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSimptoma dhe shenjat të sëmundjes inflamatore të legenit tek femrat
Artikulli i rradhës Skandal: Mesazhi i anesteziologut për Bekteshin, dyshime për mosprofesionalizëm në Kardiokirurgji

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.