Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandal: Mesazhi i anesteziologut për Bekteshin, dyshime për mosprofesionalizëm në Kardiokirurgji

Këshilla për shtatzëna 16/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mesazh i anesteziologut Shkëlzen Muriqi ka ngritur dyshimet për mungesë profesionalizmi në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK. Ky mesazh i Muriqit ka rrjedhur në profilin e tij në Facebook

Gjatë ditës së sotme anesteziologu Shkëlzen Muriqi ka postuar një mesazh në profilin e tij në Facebook të cilin ia kishte dërguar drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive Dr. Tefik Bekteshit. Muriqi në mesazhin që mban datën 4 tetor të këtij viti, i drejtohet Bekteshit për një shqetësim të tij në lidhje me dy pacientë, shkruan Gazeta Shneta.

“Për arsye se të njëh një kohë të gjatë (22 vjet) dashta të informoj para se ta bëj publike. Në MIKK i ke 2 pacient të intubuar ka 3 ditë nga ekipa që shumë e ke favorizuar. I vetquajturi prof. Adem Grbollar, i vetquajturi kardiokirurg Rifat Brahimaj, të vetquajturat kardioanesteziologe Dafina e Doruntina, nga specializanti i favorizuar Rama dhe instrumentarja bukuroshe T.”, thuhet në mesazhin e Muriqit. Gazeta qëllimisht nuk e ka ekspozuar emrin e instrumentares për shkak të ndjeshmërisë me epitetin të cilin i drejtohet mesazhi.

Ndryshe ky mesazh ngrit dyshimet për mos profesionalizëm të ekipës së mjekëve të apostrofuar, pasi dy pacientët e trajtuar kanë qëndruar për më shumë se tre ditë në mjekimin intensiv. Kjo gjendje mund të ketë ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë operacioneve që janë realizuar.

Disa minuta pas publikimit të këtij mesazhi, profili i Muriqit është mbyllur dhe nuk mund të gjendet më në Facebook.

Gazeta ka kontaktuar me anesteziologun Dr. Shkëlzen Muriqi, por ai ka mohuar origjinalitetin e mesazhit duke thënë se nuk është fare në dijeni. “Pasha Zotin unë nuk kam as facebook, veç nëse ka dal gabim diçka. Nuk kam facebook, e kam të mbyllur nuk e përdori. Nuk jam në dijeni për këtë mesazh”, ka deklaruar Muriqi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse ndodh aborti dhe a mund të parandalohet, Dr. Trina Nushi tregon gjithçka
Artikulli i rradhës Qafa e mitrës gjatë shtatzanisë: Çfarë ndryshime janë normale të ndodhin

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.