Kur një foshnjë 3 muajshe vazhdimisht vendos dorën në gojë, nuk do të thotë domosdoshëmrisht se janë duke i dalë dhëmbët.
Por tek shumica e foshnjave dhëmbët fillojnë të dalin mes moshës 4 dhe 7 muajsh.
Por në këtë moshë, një mundësi më e mundshme është që fëmija juaj ka filluar të “zbulojë” duart e saj, të cilat mund të bëhen lodrat e reja të preferuara.
Pasi të ndodhë kjo, vendosja e tyre në gojën e saj është pjesë e eksplorimit të tyre dhe zbulimi se ato janë pjesë e saj dhe se i ka nën kontroll.
Kjo është një shenjë e madhe e rritjes dhe zhvillimit.
Vetëm se duhet të keni kujdes:
Sapo fëmija juaj të zotërojë kafshimin e duarve, kjo do të thotë se së shpejti do të jetë mjaft e aftë për të mbajtur gjëra të tjera dhe t’i vendosë në gojë. Ju do të duhet të filloni të jeni më vigjilentë për foshnjën dhe gjithmonë t’i hidhni një sy./pernenat