Asociacioni i Psikologëve të Kosovës i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj me një letër pakënaqësie për mos përfshirje në konkursin e SHSKUK-së.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar para disa ditësh ka shpallë një konkurs për 150 vende të lira pune për specialistët e profileve të ndryshme të cilët nuk kanë qenë të punësuar deri më tani. Por në këtë konkurs nuk janë hapur vende të lira edhe për psikologët klinik, shkruan Gazeta Shneta.
Këta të fundit i janë drejtuar Zemajt me një letër ku kanë shprehur pakënaqësinë e tyre. “APKO shprehë shqetësimin e saj që me neglizhencën e vazhdueshme nga MSH, po dëmtohet profesioni i Specialistit të Psikologut Klinik”, thuhet në letrën e dërguar Zemajt.
Tutje në këtë letër ata kanë sqaruar se nga viti 2017 psikologët klinik kanë përfunduar shkollimin specialistik dhe që atëherë janë parashtruar kërkesa në MSH për përfshirjen në procesin e punësimit të tyre. Por deri më tani kërkesat e tyre nuk janë përfillur.
Më poshtë gjeni letrën e plotë të APKO-së. /Gazeta Shneta/