Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Psikologu Musliu: 50 përqind e kosovarëve thonë se kanë çrregullime mendore

Lajme 26/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muaji maj njihet si muaji i shëndetit mendor, e në një javë kushtuar shëndetit mendor në vendin tonë, u ndërmorrën disa aktivitete.

Psikologu Arian Musliu theksoi se këto aktivitete kishin për qëllim vetëdijësimin e popullatës për çrregullimet e shëndetit mendor. Një aktivitet i tillë ishte “Marshi i Mendjes” i cili kishte qëllim ngritjen e çështjes së shëndetit mendor, për t’iu treguar qeveritarëve se kjo është një pjesë e rëndësishme e shëndetit që po mbetet pas.

Për t’u ngritur kjo çështje në instanca të larta, shton Musliu, kanë detyrë që të ofrojnë edhe të dhëna për politikanët, andaj kanë realizuar një hulumtim i cili prodhoi të dhëna interesante, mirëpo tepër shqetësuese.

Sipas psikologut, gjysma e qytetarëve të anketuar raportuan probleme të shëndetit mendor, e nga ta, gjysma e tyre këto probleme i kanë vetëdiagostikuar, e një numër i tyre pastaj edhe i kanë konfirmuar këto dyshime te psikologu. Mirëpo të tjerë që janë vetëdiagnostikuar nuk kanë kërkuar ndihmën e psikologut pasi ende ekziston stigma.

Musliu deklaron se kur jeta bëhet e vështirë, krijohet përceptimi se po përjetojmë ankth, dhe me shfaqjen e simptomave hulumtojmë në internet ku nuk shohim asgjë të mirë, shohim probleme dhe e diagnostikojmë vetën me probleme të ndryshme si ankthi e pagjumësie.

Megjithatë jo të gjitha të dhënat janë të besueshme, dhe siç deklaron Musliu jo të gjitha janë të vërteta për ty, andaj rekomandohet në diskutim me një profesionist të shëndetit mendor.

Psikologu nënvizon se mungesa e njohjeve për problemet e shëndetit mendor çojnë tek stigma, gjë që vjen nga mosdija. Sipas tij akoma ekziston përceptimi se nëse ke vizituar një psikolog apo psikiatër ke probleme të theksuara, etiketohesh nga shoqëria, dhe kjo është ajo dukuri që po tentohet të luftohet./dukagjini/

Artikulli paraprakNjë foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Suharekës, Prokuroria nis hetimet
Artikulli i rradhës Studim: Gratë në krahasim me burrat kanë më pak gjasa të mbijetojnë nga një atak në zemër

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.