Një studim i ri ka zbuluar se gratë kanë 10 herë më shumë gjasa të zhvillojnë psikozë pas lindjes nëse kanë një motër që ka kaluar të njëjtën gjendje.
Psikoza pas lindjes është një çrregullim i rrallë por serioz i shëndetit mendor që shkakton luhatje të mëdha të humorit, halucinacione, deluzione, paranojë dhe mendime për vetëlëndim apo dëm ndaj foshnjës. Pa trajtim, rritet rreziku për vetëvrasje apo vrasje të fëmijës.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 1.6 milionë grave në Suedi dhe identifikuan mbi 2,500 raste të psikozës pas lindjes. Ata zbuluan se rreziku ishte edhe më i lartë te gratë që kishin motra me bipolaritet, sidomos kur motra kishte të dyja: bipolaritet dhe psikozë pas lindjes – në këtë rast, rreziku ishte 14 herë më i lartë, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, rreziku absolut mbetet i ulët: edhe nëse motra ka pasur psikozë pas lindjes, mundësia që gruaja ta përjetojë është vetëm 1.6%.
Ky studim nënvizon rëndësinë e njohjes së faktorëve familjarë dhe gjenetikë për parandalim dhe trajtim të hershëm.
Kërkuesit në Mount Sinai tashmë po studiojnë bazën gjenetike të kësaj gjendjeje për të zhvilluar trajtime të reja dhe për të identifikuar më herët gratë në rrezik./Gazeta Shneta/


