Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Psilocibina mund të ngadalësojë plakjen dhe të zgjasë jetën e qelizave njerëzore me mbi 50%

Jetë 18/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Psilocibina, një substancë e njohur për efektet e saj euforike dhe halucinogjene që gjendet në lloje të ndryshme të kërpudhave të quajtura “magic mushrooms”, mund të ketë përfitime të papritura për shëndetin qelizor dhe jetëgjatësinë.

Një studim i ri i publikuar në revistën “npj Aging”, zbulon se psilocibina mund të ngadalësojë procesin e plakjes duke zgjatur jetëgjatësinë e qelizave të lëkurës dhe mushkërive njerëzore me mbi 50%, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studimi u udhëhoq nga prof. Louise Hecker nga Kolegji i Mjekësisë Baylor, dhe përveç zgjatjes së jetës së qelizave në laborator, studiuesit testuan efektet e substancës edhe te minjtë, duke përdorur një model të plakjes. Minjtë që morën psilocibinë kishin jetë më të gjatë dhe shfaqnin shenja më të pakta të plakjes, si rënie më e vogël e flokëve të bardhë dhe rigjenerim i flokëve.

Psilocibina është përqendruar tradicionalisht në kërkime për trajtimin e çrregullimeve mendore si depresioni rezistent ndaj trajtimit, çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD), PTSD dhe varësitë, por ky studim sugjeron se ajo mund të ketë efekte mbrojtëse sistemike ndaj sëmundjeve të lidhura me moshën si neurodegjenerimi, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Shkencëtarët theksojnë se substanca aktive në psilocibinë, psilocina, nuk ndalon plakjen, por ndihmon qelizat të plaken më ngadalë duke ruajtur karakteristikat e tyre “të reja” për më gjatë. Ky zbulim hap një fushë të re premtuese kërkimore për trajtimin e plakjes dhe sëmundjeve të lidhura me të, me qëllim rritjen e cilësisë dhe jetëgjatësisë së jetës te të moshuarit.

“Nëse një ndërhyrje e tillë mund të ndihmojë të moshuarit të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm, kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme,” përfundon Hecker. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto dieta ushqyese ulin rrezikun e demencës te gratë dhe tek të moshuarit
Artikulli i rradhës Trump diagnostikohet me pamjaftueshmëri kronike venoze – çfarë është kjo sëmundje?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.