Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Publikohet konkursi për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së, këto janë kriteret

Lajme 31/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Administrata Qendrore FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është publikuar konkursi për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së.

Sektori i Burimeve njerëzore në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar ka publikuar konkursin për drejtor të përgjithshëm të këtij institucioni, shkruan Gazeta Shneta.

Publikimi i konkursit vjen pas miratimit të tij në mbledhjen e fundit të Bordit Drejtues të cilit i skadoi mandati më datën 27 mars të këtij viti.

Kriteret për t’u kualifikuar në këtë pozitë janë: Diplomë e studimeve universitare me 240 kredi në mjekësi, ekonomi, juridik dhe administratë publike; përvojë pune profesionale tetë vjet, prej të cilave pesë në pozita drejtuese.

Njoftimi për konkurs është publik deri më datën 29 prill, ndërsa afati i dorëzimit të aplikacioneve është nga 30.04.2023 deri më 07.05.2023. Konkursin e plotë e gjeni në këtë vegzë: Konkurs për Drejtor te Përgjithshëm i SHSKUK-së(2)

Në konkursin e parafundit kriteret e konkursit përcaktonin diplomë Master dhe 10 vjet përvojë pune, prej të cilave pesë në menaxhim të institucioneve dytësore apo tretësore të kujdesit shëndetësor.

Aktualisht SHSKUK udhëhiqet nga zëvendësuesja e drejtorit Narqize Arenliu, ndërsa përbërja e re e Bordit Drejtues pritet të miratohet javën e ardhshme. /Gazeta Shneta.

Artikulli paraprakFabrika e barnave “Gentipharm” i akuzon zyrtarët e AKPM-së për shkelje ligjore, këta thonë se punuan në pajtim me ligjin
Artikulli i rradhës Këta janë dy kandidatët për kryetar të Odës së Stomatologëve të Kosovës.

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.