Detyrohet të paguajë rreth 4,69 miliardë dollarë dëmshpërblim grupi farmaceutik amerikan ‘’Johnson&Johnson’’.
Kjo për shkak të një procesi gjyqësor që është ndërmarrë nga 22 gra, e të cilat e akuzojnë grupin farmaceutik rreth pudrës së tyre e cila ka shkaktuar sëmundje të kancerit.
Mark Lanier, avokati që përfaqëson viktimat ka thënë se një juri e përbërë nga gjashtë burra dhe gjashtë gra vendosi të dënojë këtë grup farmaceutik pas një procesi gjyqësor në St. Louis që zgjati rreth gjashtë javë e tetë orë.
Dëmet që kjo kompani ka shkaktuar janë rreth 550 milionë dollarë amerikanë si formë e kompensimit derisa kësaj i shtohen edhe 4.1 miliardë dollarë të tjerë dëmshpërblim.
Pudra kishte shkaktuar kancer të vezoreve, derisa ky grup vazhdon duke akuzuar më tej grupin faramceutik J&J se ata kanë fshehur provat e pranisë së amiantit në produktet e saj.
J&J u shpreh se pudra që ka qenë në treg nuk përmban amiant dhe nuk shkakton kancer të vezoreve, duke bërë të ditur se këtë vendim do ta dërgonte në Gjykatën e Apelit.
Lloje të tilla të proceseve gjyqësore janë zhvilluar disa herë në Los Angeles derisa në tetorin e kaluar fitues kishte dalë kompania J&J duke hedhur poshtë dënimin që ishte ngarkuar ndaj tyre me vlerë prej 417 milionë dollarë.
Pala kundërshtare nuk kishte argumente të mjaftueshme për t’i mbrojtur qëndrimet e tyre ndaj kompanisë./Mesazhi/