Reparti i Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës ka publikuar raportin vjetor për periudhën janar–dhjetor 2025, ku paraqiten të dhënat mbi aktivitetin spitalor, diagnostik dhe konsultativ.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 në këtë repart janë trajtuar 648 pacientë, ndërsa 15 prej tyre janë referuar në QKUK.
Po ashtu, 64 pacientë janë trajtuar për sëmundje malinje pulmonare, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 161 ekzaminime CT të kraharorit dhe 824 radiografi të mushkërive. Janë kryer gjithashtu 112 echo të kraharorit, 54 echo të abdomenit dhe 73 echokardiografi.
Në kuadër të procedurave dhe ekzaminimeve funksionale janë realizuar 1,261 EKG dhe 517 spirometri. Po ashtu janë kryer 72 punkcione pleurale, 52 transfuzione dhe 48 venepunksione. Sipas të dhënave, janë kryer edhe 1,261 analiza laboratorike dhe 689 konsulta pulmologjike për pacientë në reparte të tjera.
Raporti përfshin edhe aktivitetin e Dispanzerit Antituberkular, ku gjatë vitit 2025 janë regjistruar 1,264 vizita specialistike. Janë kryer 103 ekzaminime të sputumit me AB, 101 teste PPD dhe 33 ekzaminime direkte për BK./Gazeta Shneta/




