Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë merr pjesë në takimin rajonal për Ekipet Mjekësore Emergjente në Evropë

Lajme 12/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në Takimin Rajonal të Komunitetit të Praktikës së Ekipeve Mjekësore Emergjente (EMT) për Rajonin Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili u mbajt nga 27 deri më 29 janar 2026.

Kosova në këtë takim u përfaqësua nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, Jahë Gecaj, drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, Mentor Sadiku, si dhe zyrtari i lartë për emergjenca, Premtim Kadriu.

Takimi u organizua nga Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim  dhe Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën, me mbështetjen e Qeverisë së Spanjës.

Sipas njoftimit, qëllimi i takimit ishte përcaktimi i drejtimit strategjik dhe zbatimi i politikave për integrimin e standardeve dhe metodologjive të iniciativës së Ekipeve Mjekësore Emergjente brenda sistemeve kombëtare shëndetësore.

Në fokus të diskutimeve ishte kalimi nga kornizat globale dhe rajonale drejt hartimit të planeve konkrete kombëtare të veprimit për EMT-të, të përshtatura sipas nevojave të secilit shtet.

Ministria e Shëndetësisë vlerëson se zhvillimi dhe institucionalizimi i Ekipeve Mjekësore Emergjente përfaqëson një investim strategjik për sigurinë shëndetësore të Kosovës, duke synuar forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve për reagim ndaj emergjencave dhe fatkeqësive.

Gjatë takimit janë zhvilluar diskutime edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat, ashtu si Kosova, ndodhen në proces të themelimit të EMT-ve me mbështetjen e projektit të Bashkimit Evropian, IPA CARE.

Ministria ka theksuar se mbetet e përkushtuar për avancimin e kapaciteteve në menaxhimin e emergjencave shëndetësore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Artikulli paraprakPulmologjia në Spitalin e Gjakovës me mbi 600 pacientë të trajtuar gjatë vitit 2025
Artikulli i rradhës Nga bajamet te pistachet: Arrat më të shëndetshme dhe si ndikojnë në trup

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.