Studimet tregojnë se njerëzit që punojnë 50 ose më shumë orë në javë mund të përjetojnë ndryshime strukturore në tru, të ngjashme me ato që vërehen tek persona që kanë kaluar traumë kronike.
Këto ndryshime mund të prekin zona të rëndësishme për kujtesën, rregullimin emocional dhe mënyrën se si truri përballet me stresin e përditshëm, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët paralajmërojnë se punëja e tepërt mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin mendor dhe funksionin njohës, duke e bërë të rëndësishme balancën mes punës dhe jetës personale.
Koha për pushim, aktivitet fizik, hobi dhe gjumë i mjaftueshëm mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Ky paralajmërim nënvizon se përveç efikasitetit afatshkurtër, kujdesi për shëndetin mendor është kyç për suksesin dhe produktivitetin afatgjatë. /Gazeta Shneta/


