Netët e punës mund të jenë të vështira për trupin dhe një studim i ri sugjeron se mund të ketë një ndikim të veçantë në shëndetin e meshkujve.
Hulumtimi paraklinik dhe klinik i cili përfshiu minj laboratorik dhe njerëzit, lë të kuptohet se mashkulli mund të jetë më i prekshëm ndaj shqetësimeve të “orës së trupit” që vijnë me punën me turne, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Në laborator, studiuesit zbuluan se minjtë meshkuj treguan një sërë efektesh negative nga ekspozimi ndaj cikleve jonormale ditë-natë. Gjithçka, nga aktiviteti i tyre i gjeneve deri te bakteret e tyre të zorrëve dhe poashtu deri te presioni i gjakut të tyre që dështoi.
Në të kundërt, minjtë femra dukeshin kryesisht të mbrojtura.
Më pas, në hulumtimin klinik duke përdorur të dhëna për më shumë se 90,000 punëtorë me turne në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit zbuluan se meshkujt gjithashtu dukeshin më të prekur.
Meshkujt që punonin natën kishin më shumë gjasa se burrat që punonin me orë standarde për të pasur sindromën metabolike – një koleksion faktorësh rreziku për sëmundjet e zemrës dhe diabetin që përfshin presionin e lartë të gjakut, kolesterolin dhe sheqerin në gjak.
Ndërkohë, punonjëset femra me turne ishin gjithashtu në rrezik më të madh të sindromës metabolike sesa gratë që punonin vetëm me orë standarde.
Por ky rrezik u zvogëlua pasi studiuesit morën parasysh llojin e punës – nëse njerëzit punonin me turne si profesionist mjekësor apo punonjës në fabrikë, për shembull.
Lloji i punës është i rëndësishëm sepse jo të gjitha punët me turne krijohen të barabarta, tha studiuesi Dr. Garret FitzGerald, profesor në Perelman të Universitetit të Pensilvanisë, në Filadelfia.
Ka ekspozime të ndryshme në varësi të punës, tha ai, dhe dallime në arsimin dhe të ardhurat e punëtorëve, ndër të tjera.
Së bashku, sipas Dr. FitzGerald, gjetjet sugjerojnë se puna me turne mund të ketë më pak ndikim në orën e trupit të femrës – megjithëse arsyet nuk janë ende të qarta.
Studimi, i botuar më 17 maj në “Science Translational Medicine”, është i fundit që shqyrton dëmet e mundshme të punës me turne. /Gazeta Shneta/