Punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë dal sot në sheshin “Zahir Pajaziti” për të testuar qytetarët e interesuar për Covid-19.
Laborantët e IKSHPK-së kanë filluar punën në ora 9:30 dhe do të qëndrojnë në shesh deri në ora 13:00. Njëjtë do të punojnë edhe nesër, shkruan Gazeta Shneta.
Stafi i Institutit nuk e kanë ndalur punën përkundër reshjeve të shiut, duke iu marr mostra qytetarëve të interesuar për t’u testuar.
Në Kosovë deri më sot janë testuar mbi 180 mijë persona për Sars-Cov-2, nga të cilët pozitiv kanë rezultuar mbi 50 mijë dhe të paktën 1,317 viktima. /Gazeta Shneta/