Një lindje e parakohshme, si çdo lindje tjetër përfshin shumë emocione.
Emocionet tuaja mund të luhaten nga tronditja në hidhërim, trishtimi në shpresë, paniku në faj dhe nga zemërimi te dashuria dhe gëzimi, shkruan burimi Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, çdo ndjenjë pozitive mund të maskohet lehtësisht nga frika dhe shqetësimi për foshnjën tuaj.
Shumë nëna e përshkruajnë udhëtimin e lindjes së parakohshme dhe lindjen pasuese si një udhëtim me slitë.
Pavarësisht, udhëtimeve me slitë gjithmonë marrin fund dhe përmes dashurisë dhe mbështetjes, udhëtimi juaj mund të ketë një rezultat pozitiv.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Historia e nënës Brandy Jones që solli në jetë djalin me emrin Colton – lindje e parakohshme, 11 javë më herët, gjegjësisht lindje në javën e 29- të të shtatzënisë.
“Unë isha aq e sëmurë dhe duhej të monitorohesha nga afër prej mjekëve sa që djalin tim e kam takuar tre ditë pas lindjes së tij. Vetëm atëherë unë isha në gjendje ta prekja atë”.
Mos harroni se porosia e nënës që lindi fëmijën parakohe ishte që:
– Lejoni vetës kohë të mjaftueshme për t’u marrë me emocionet tuaja.
– Kërkoni ndihmë prej të tjerëve.
– Kaloni kohë cilësore me fëmijën tuaj.
– Lejoni të tjerët të kalojnë kohë me fëmijën tuaj, në mënyrë që të bëni një pushim.
– Qëndroni të informuar për kujdesin ndaj foshnjës tuaj në mënyrë që të ndiheni të sigurt.
– Bëni një libër shënimesh, bëni fotografi dhe shënoni përparimin e foshnjës tuaj.
– Flisni me dikë me një përvojë të ngjashme.
– Telefononi urgjencën në çdo kohë kur është e nevojshme.
Sugjerimi i një nëne tjetër që ndau historinë e lindjes së parakohshme për të përballuar me këtë situatë:
“Kërkoni fytyrën e Zotit, lutuni për forcën dhe hirin e Tij, dëgjoni mjekët dhe infermierët, punoni së bashku me ta drejt qëllimit të përbashkët për të lindur në mënyrë të shëndetshme foshnjën tuaj” tha Alma Arredondo e cila lindi pesë javë më herët përmes operacionit cezarian për shkak të preeklampsisë. /Gazeta Shneta/