Qendra Kombëtare e Telemjekësisë në QKUK e ka injoruar ministrin Arben Vitia në një njoftim për një punëtori të mbajtur gjatë ditës së sotme.
Në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë në QKUK gjatë ditës së sotme është mbajtur një punëtori për Qendrën e Strokut ku kanë ligjëruar dy profesorë nga Turqia, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë ngjarje ka marr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, por prania e tij u injorua në njoftimin zyrtar të QKTK-së.
Emri i ministrit nuk është përmendur fare në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Telemjeëksisë, ndërsa edhe fotografia e tij nuk është publikuar fare në postimin fillestar ndërsa është shtuar më vonë.

“Pamje nga punëtoria e organizuat nga Klinika e Radiologjisë, me pjesëmarrje të Prof.Dr. Serdar Geylik, neurolog intervent dhe Prod.Dr. Arsida Bajram, neurolog intervent nga Universiteti Aydin në Stambull. Kjo punëtori është mbështetje e implementimit të Qendrës së Strokut në Kosovë”, thuhet në njoftimin e QKTK-së.
QKTK udhëhiqet nga Ismet Lecaj i cili është mik i afërt me ish-ministrin e shëndetësisë Rifat Latifaj. Lecaj ndonëse nuk ka fare licencë të mjekut dhe as specializim, është rizgjedhur në këtë pozitë vitin e kaluar në kundërshtim me Statutin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/





