Bashkëshortja e moderatorit të njohur kosovar, Labinot Gashi, Qëndresa Bajrami, po vazhdon të shkëlqejë në rrjetet sociale.
Çifiti i cili kurorëzoi dashurinë me martesë rreth një vit më herët, kohë më parë u bënë prindër të një vajze.
Qëndresa ka qenë gjithmonë aktive në rrjete sociale, mirëpo në këtë kohë është përkushtuar më shumë në rritjen e vajzës së saj, Rroas.
Por, në fotografinë e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se as veten nuk po e lë keq. Ajo duket e zbukuruar dhe mjaft e bukur, përkundër kujdestarive të vona që i ka me fëmijën e porsalindur.
Ndryshe, Rroas është fëmija i parë i këtij çifti.