Me azhurnimet e lajmeve dhe raportimet e bujshme për koronavirus bota duket se është në një situatë të zymtë.
Nuk është për t’u habitur që njerëzit kanë filluar të ndjehen të pafuqishëm dhe të shqetësuar për mënyrën sesi mund të mbrojnë më mirë veten dhe familjen e tyre nga ky virus shkruan FirstCryParenting.
Këtu janë disa këshillat kryesore për gjërat që mund të bëni për të mbështetur sistemin tuaj imunitar dhe për të qëndruar të shëndetshëm përcjell Gazeta Shneta.
– Qëndroni të qetë
Është e rëndësishme të përpiqeni të qëndroni të qetë.
Frika krijon ankth dhe stres, të cilat mund të kenë një efekt negativ në shëndetin tonë, veçanërisht sistemin tonë imunitar.
– Mbani higjienë të rregullt
-Lani duart rregullisht.
-Mësojini fëmijët të lajnë duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.
-Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës.
-Mos i shtrëngoni duart mes vete.
-Mbuloni gojën me maskë kurdoherë dhe përdorni doreza për duar.
-Ruani ekuilibrin në jetën tuaj
Për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi të fortë imunitar:
-Merrni 7-9 orë gjumë të natës.
-Merrni çdo ditë ajër të pastër qoftë përmes oborrit të shtëpisë osë ballkoneve.
-Ushtroni rregullisht.
-Ulni ekspozimin e familjes suaj ndaj toksinave.
-Pini shumë ujë
Mbajeni familjen të hidratuar me 8-10 gota në ditë me ujë të pastër dhe të filtruar.
– Hani ushqime me më shumë vitaminë C
Mungesa e vitaminës C është e njohur që rrit ndjeshmërinë ndaj viruseve dhe shton një rrezik të shtuar të infeksioneve të gripit.
Kështu që përfshini shumë ushqime në dietën tuaj që janë të mbushura plot me vitaminë C – si portokall, fruta kivi, dhe ananas. /Gazeta Shneta/