Një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Qenë të shumtë kanë sulmuar personin duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.
I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim në Emergjencë mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve ai është transferuar në Klinikën Infektive.




