Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qentë mbrojnë foshnjat nga infeksionet

Jetë 13/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Macet po ashtu u ofrojnë mbrojtje të veçantë foshnjave, edhe pse efekti i tyre tek imunitetit është më i dobët se i qenve.

Foshnjat të cilat kanë kontakt me qentë më rrallë vuajnë nga infeksionet e veshit dhe rrugëve të frymëmarrjes se sa foshnjat të cilat jetojnë në shtëpi pa kafshë shtëpiake, konkludohet në studimin amerikan të publikuar në revistën “Pediatrics”.

Studimi nuk shpjegon pse, por sugjeron që jeta në kontakt me qenin, i cili kalon pjesën më të vogël të ditës jashtë shtëpisë mund të forcojë sistemin e imunitetit të fëmijës në vitin e parë të jetës.

Macet po ashtu u ofrojnë mbrojtje të caktuar foshnjave, edhe pse efekti i tyre i imunitetit është më i dobët se i qenve.

Studimi bazohet në 397 fëmijë finlandezë, prindërit e të cilëve kanë shkruar çdo ditë në ditar gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre gjatë vitit të parë të jetës, nga nëntë deri 52 javë.

Në përgjithësi foshnjat me qen dhe mace në shtëpi ishin për 30 për qind më pak të prira për infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, duke përfshirë kollën, ethet dhe temperaturën dhe janë afërsisht përgjysmë më pak të prirë për të zhvilluar infeksione të veshit. Fëmijët me kafshë shtëpiake kanë shpenzuar edhe më pak antibiotikë.

“Nëse fëmijët kanë pasur kontakt me qen ose mace në shtëpi, kanë pasur shëndet shumë më të mirë gjatë periudhës së hulumtimit”, pohohet në studimin të cilin e kanë kryer ekspertët e Spitalit të universitetit Kuopio në Finlandë.

“Paraqesim dëshmitë e para që mbajtja e qenit mund të jetë mbrojtje për infeksionet e traktit respirator gjatë vitit të parë të jetës”, shkruan në studim.

“Konsiderojmë që kontakti me kafshët ndihmon maturimin e sistemit të imunitetit, çka çon tek reagimi më e mirë i imunitetit të organizmit dhe kohëzgjatjes më të shkurtër të sëmundjeve”.

Artikulli paraprak5-vjeçari çudit mjekët para kimioterapisë “Muzika është ilaçi im, sëmundja s’më merr dot buzëqeshjen”
Artikulli i rradhës Almeda ngre pesha të rënda në muajin e fundit të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.