Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria e Italisë me projekt 3 milionësh për QKUK-në, dorëzohet donacioni i parë

Lajme 19/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Italisë do ta përkrah shëndetësinë kosovare me një projekt prej 3 milion euro, ndërsa sot është dorëzuar donacioni i parë me aparatura në vlerë 370 mijë euro

Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka dorëzuar sot një donacion me aparatura në vlerë 370 mijë euro për Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive në QKUK. Këto aparatura të cilat do të vendosen në sallën e re operative dhe kujdesit intensiv të kësaj klinike, janë në kuadër të një projekti 3 milionësh të Qeverisë italiane për shëndetësinë kosovare, shkruan Gazeta Shneta.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar se ky donacion do të ndikojë që në Kardiokirurgji të kryhen më shumë shërbime për pacientët. “Do të jenë pacientë më shumë që marrin shërbime, pra kemi zhvilluar kapacitete të reja dhe këto kapacitete janë mundësi nëpërmjet pajisjeve të dhuruara nga shteti i Italisë, por gjithnjë me punën e punëtorëve tanë shëndetësorë”, ka thënë ai.

Ismaili ka shtuar se projekti do të vazhdojë edhe dy vjet, ku do të ketë ngritje të kapaciteteve së bashku mjekët nga Italia, ku do të funksionalizohen edhe salla të reja si dhe do të bëhet trajnimi i mjekëve dhe infermierëve.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se kjo është faza e parë e donacionit për aparatura mjekësore në Kardiokirurgji në Spitalin e Prishtinës. Sipas tij, ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej me Ministrinë e Shëndetësisë.

”Jemi këtu për të parë nga afër realizimin e një pjese të projektit, që është bërë i mundur nga qeveria italiane. Projekti është rreth 3 milionë euro si donacion me disa pajisje mjekësore në Spitalin e Kardiokirurgjisë në Prishtinë, ku gjithashtu dje nënshkruam kontratën për mbështetjen e projektit në Repartin e Kardiokirurgjisë”, shtoi Cristoforo Sardi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSa kohë duhet për të mbetur shtatzënë?
Artikulli i rradhës 6 momentet që duhet t’i lini babatë të kenë me bebet

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.