Këto eksperienca të lidhjes nuk janë të mirë vetëm për partnerin tuaj dhe beben, por edhe për ju pasi që do të ju mundësojë një pushim me të vërtetë të merituar, përcjell Gazeta Shneta.
Ja si t’ia bëni të ndodhë kjo:
1. Lini babatë të përfshihet në vaktet e të ushqyerit – Pasi që ju ushqeni foshnjën me gji, kohën kur duhet të bëhet ushqyerja aktuale, me ushqime të përgatitura lini partnerit tuaj, pasi ai do ta përdorë këtë edhe si kohë të lidhjes me fëmijën.
2. Lini babatë të mbajnë dhe të përqafojnë foshnjën – Kohët e mbrëmjes me beben mun të jenë kaotike derisa nënat mundohen t’i arrijnë të gjitha mes të ushqyerit, ndërrimin e pelenave, larja e rrobave dhe darka. Një gjë që mund të ju ndihmojë është ta bëni partnerin të shtrihet bashkë me fëmijën ose ta mbajë e të kalojë kohë me të.
3. Bëjeni kohën e larjes një event familjar – Bebet zakonisht adhurojnë të jenë në banjënë ujë të ngrohtë dhe t’i bëni masazhe të bebeve. Por, ta lani fëmijën me gjithë familjen është argëtim edhe më i madh, e gjithashtu edhe shumë më lehtë. Momentet më të bukura mund të krijohen kur i bëni fëmijës banjë dhe babatë mësohen të mbajnë fëmijën, ashtu të rrëshqitshëm, më me vetëbesim.
4. Bëni që babatë të jenë pjesë e rutinës së mëngjesit – Janë shumë mënyra që mund ta përshtatni rutinën e mëngjesit sipas kohës që ju dhe partneri juaj keni në dispozicion, por kur ai kalon pak kohë në mëngjes duke u përkujdesur për fëmijën, ndikon që të kalojë një ditë me më pas stres.
5. Bëni që babatë t’i lexojnë përralla fëmijës para gjumit – Është një mënyrë shumë e mirë që bebja të ketë një zë të njohur para se të flejë. Lini që ky zë të jetë i babait të vet dhe zgjedhjen për librin ta bëjë ai vetë. Gjithashtu, është edhe një moment i mirë që partneti juaj të relaksohet pak me fëmijën pas një dite të lodhshme.
6. Lini që babai dhe fëmija të zhvillojnë lidhjen e tyre vetë – Si nëna, ndonjëherë doni të kontrolloni gjithçka. Por, një nga gjërat më të mira që mund të bëni është që ta lini partnetin të mirret vetë me beben.Çfarë do aktiviteti që janë duke bërë, do ta vëreni se do të kënaqen edhe më shumë nëse ju nuk jeni pranë që t’i kontrolloni./GazetaShnet