Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria e Luksemburgut dhuron donacion 28 mijë euro për barnatoren qendrore të QKUK-së

Lajme 23/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur ceremonia zyrtare e pranimit të donacionit të dhuruar nga Qeveria e Luksemburgut, përmes projektit KSV/017. Në kuadër të këtij donacioni përfshihen pajisje mjekësore dhe material shpenzues për barnatoren qendrore, në vlerë prej 28 mijë e 745 mijë euro.
Në ceremoninë pranim- dorëzimit të donacionit ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i ngarkuari me detyrë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë z.Eric Dietz, Gulten Aka përfaqësuese regjionale e Lux-Dev dhe Mimoza Ukimeraj zëvendësuese e përkohshme e drejtorit të ShSKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vlerësoi lart bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Luksemburgut, si partner dhe përkrahës i vazhdueshëm i projekteve në shëndetësi.
“ Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Shëndetësisë z. Dietz, ju falënderojmë juve dhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë publike, gjë që është ndihmesë e madhe për popullsinë tonë”, tha, ndër të tjera, ministri Vitia.
I ngarkuari me detyrë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, theksoi se ky donacion është vazhdimësi e ndihmës për qytetarët e Kosovës, siç është parë edhe gjatë Pandemisë së Covid-19.
“ Ne kemi ofruar ndihmë jo vetëm për QKUK, por edhe për dy spitale rajonale, atë të Gjilanit dhe Prizrenit, në renovime të reparteve dhe trajnim të stafit” tha, z. Dietz.
Ai u shpreh se po aq i rëndësishëm sa bashkëpunimi ndërshtetëror, është edhe raporti ndërnjerëzor që është krijuar me qytetarët e shtetit të Kosovës.
Ministri Vitia dhe z. Dietz, pas ceremonisë zyrtare i vizituan hapësirat e Barnatores Qendrore në QKUK me ç ‘rast diskutuan edhe mundësitë për investimet që mund të bëhen në të ardhmen.
Artikulli paraprakMisofonia: Kur tingujt të bëjnë vërtet “të çmendur”
Artikulli i rradhës Cigarja elektronike e bëri njeriun ta shoh “vdekjen para syve”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.