Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH blen insulina me procedurë emergjente në vlerë mbi 1.8 milion Euro

Lajme 19/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë përmes një procedure emergjente për blerjen e insulinave në vlerë 1,818,682 Euro nga kompania “Meditech”.

Ministria e Shëndetësisë përmes një procedure emergjente ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Meditech”, për furnizim me insulina analoge me veprim të shpejtë dhe insulina analoge bifazike me veprim të shpejt dhe të mesëm, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo kontratatë MSH-së i ka kushtuar 1,818,682 Euro për furnizim me insulina në sasi prej mbi 450 mijë sosh.

Kontrata kornizë do të zgjasë 6 muaj dhe në momentin që hyn në fuqi kontrata e rregullt përmes procedurës së hapur, “kjo kontratë e negociuar ndërpritet automatikisht”, thuhet ndër të tjera në Nenin 1 të kësaj kontrate.

Kujtojmë se procedura e hapur për furnizim me insulina është iniciuar në fund të vitit 2020, por që nga ajo kohë është në procedurë të ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik.

MSH në këtë procedurë fillimisht e kishte shpallur fituese kompaninë “Pharma Leader”, por ky vendim ishte rishqyrtuar pas ankesës së kompanisë “Meditech”. “Pharma Leader” kishte ofertuar me çmim më të lirë, por nuk kishte Autorizim Marketing, për çka MSH më pas ia dha tenderin kompanisë “Meditech”.

“Pharma Leader” më pas e kishte apeluar vendimin e MSH-së në OSHP dhe kjo e fundit e ka rikthyer në rivlerësim lëndën tre herë, edhe pse MSH në shtator të vitit të kaluar e kishte anuluar në tërësi.

Për vendimin e fundit për rivlerësim nga OSHP, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar publikisht duke thënë se me vendimin e gjykatës së tenderëve mund të rrezikohet shëndeti i qytetarëve duke u detyruar të furnizohen me insulina pa certifikatë të cilësisë. MSH kishte njoftuar në këtë reagim se ka ngritur padi ndaj OSHP-së në gjykatë. Për këtë procedurë ende nuk ka një vendim final. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakProfesori i famshëm i Mjekësisë Fetale i ofron ndihmë gjinekologëve kosovarë
Artikulli i rradhës Qeveria e shkarkon kirurgun Isuf Zekaj nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.