Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria emëron anëtarët e rinj të Bordit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Lajme 21/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Bordi ri përbëhet nga Armend Zemaj, Ministria e Shëndetësisë; Hykmete Bajrami, Ministria e Financave; Skender Reçica, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Rrezart Halili, Kryetari ose Përfaqësuesi i Odës së profesionistëve shëndetësorë; Murat Berisha, Kryetari i Bordit ose përfaqësuesi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës; Bujar Gashi, Asociacioni i Komunave të Kosovës; Muhamedali Kodra, përfaqësues i shoqatave të pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.

Tre prej këtyre anëtarëve, Rrezart Halili, Murat Berisha dhe Muhamedali Kodra kanë qenë anëtarë edhe në përbërjen e kaluar të emëruar nga ish-Qeveria Haradinaj në kohën kur ministër i Shëndetësisë ka qenë Uran Ismaili nga PDK.

Ministri Zemaj është zotuar se do të angazhohet maksimalisht që sigurimet shëndetësore të realizohen në mandatin e tij.

“Jemi të përkushtuar maksimalisht dhe po angazhohem që sa më parë të plotësohen të gjitha parakushtet, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë  dhe t’u ofrohet qytetarëve sigurime shëndetësore dhe mburojë financiare. Po ashtu grupi punues ka filluar punën për hartimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Do të insistoj që të punohet pa humbur kohë dhe me një dinamikë të shpejt për draftimin e tij”.

“Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucion i pavarur publik me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta që, në emër të të siguruarve, të administrojë me mjetet financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë”, ka shkruar Zemaj në postimin e tij.

Ndryshe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore udhëhiqet nga Fatmir Plakiqi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekët në Gjinekologji kryejnë me sukses lindjen cezariane te një shtatzënë me Covid
Artikulli i rradhës Rezultatet për Covid në Kosovë: 10 të vdekur dhe 162 raste të reja pozitive

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.