Mjekët në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë kryer me sukses një ndërhyrje cezariane tek një nënë e cila ishte pozitive me Covid-19.
Dr. Hilmije Aliu Çuni ka treguar se lindja është kryer më datën 20 gusht. “Ndërhyrja operative te shtatzëna me Covid për të sjellë në jetë një të posalindur. Së bashku me ekipën e mrekullueshme i dolëm”, ka deklaruar gjinekologia, shkruan Gazeta Shneta.
Në Klinikën e Gjinekologjisë janë krijuar dy hapësira për Covid. Një repart është shndërruar në Covid për gratë shtatzëna të dyshuara ose të konfirmuara me Covid-19.
Ndërkaq një hapësirë tjetër po shfrytëzohet për pacientë të tjerë me Covid të cilët kanë nevojë për oksigjen qendror. /Gazeta Shneta/