Qeveria e Kosovës ia ka paguar transportin për trajtim në Turqi vajzës 13 vjeçare e cila pësoi djegie nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë, shkruan Gazeta Shneta.
“Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me një qendër spitalore e specializuar për djegie në Turqi dhe ata e kanë marr përsipër trajtimin e vajzës 13 vjeçare pa asnjë kompensim. Kurse Qeveria ka ndarë 10500 Euro për transportin e saj”, ka deklaruar Vitia.
Ai ka thënë se persona tjerë që pësuan nga ky shpërthim janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Gazeta Shneta/




