Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Asnjë rast i kancerit të qafës së mitrës nuk u zbulua tek gratë e vaksinuara në Skoci pas imunizimit ndaj HPV

Femina 24/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asnjë rast i kancerit të qafës së mitrës nuk është zbuluar në gratë e vaksinuara plotësisht pas imunizimit ndaj papillomavirusit human (HPV) në moshën 12 deri në 13 vjeç, pas 16 vitesh që nga fillimi i programit të imunizimit në Skoci, ka gjetur hulumtimi i ri.

Studimi, i cili përfshin Universitetin e Strathclyde, arrin në përfundimin se vaksina HPV është shumë efektive në parandalimin e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

HPV është një virus i zakonshëm i përhapur përmes kontaktit seksual dhe përgjegjës për pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës – shkaku i katërt më i zakonshëm i kancerit tek gratë në mbarë botën.

Vaksina HPV ofrohet si një imunizimi rutinë përmes programeve të bazuara në shkollë për të gjithë nxënësit në Skoci. Ndihmon në mbrojtjen e djemve dhe vajzave nga kanceret e tjera të lidhura me HPV-në më vonë në jetë, si kanceri i kokës, qafës dhe anogjenitali, si dhe lythat gjenitale.

Programi i imunizimit për HPV-në këtë vit tashmë është duke u zhvilluar, me formularët e pëlqimit që janë dërguar në shtëpi nga shkollat në pjesën më të madhe të Skocisë. Të rinjtë inkurajohen të flasin me prindërit ose kujdestarët e tyre për vaksinën dhe të kthejnë formularët e nënshkruar të pëlqimit brenda afatit.

Studimi është publikuar në JNCI: Journal of the National Cancer Institute.

Dr. Kimberley Kavanagh, lektor i lartë në Departamentin e Matematikës dhe Statistikës në Strathclyde, dhe një bashkëautor i studimit, tha se:

“Ky studim tregon fuqinë e jashtëzakonshme të përdorimit të të dhënave për të demonstruar se sa shumë efektive ka qenë fushata e vaksinimit HPV në uljen e normave të kancerit të qafës së mitrës tek gratë e reja në Skoci. Ky ndikim transformues mund të çojë në atë që kanceri i qafës së mitrës të jetë një sëmundje e rrallë për gratë në të ardhmen”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGripi dhe COVID-19 po përhapen kudo në botë: Mbroni zemrën tuaj apelojnë mjekët përmes këtyre këshillave
Artikulli i rradhës Qeveria ia paguan transportin për trajtim në Turqi 13-vjeçares që pësoi djegie në Kçiq

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.