Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për Sëmundjet Ngjitëse dhe Koncept dokumentin për Sëmundjet e Rralla.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë me anë të Ligjit për Sëmundjet Ngjitëse do të bëhet modernizimi dhe kontrolli efikas i sëmundjeve konform direktivave të BE-së dhe KE-së, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa përmes koncept dokumentit për sëmundje të rralla, Ministria e Shëndetësisë, synon adresimin e sfidave të ndryshme që sëmundjet e rralla paraqesin për qytetarët e prekur nga to, familjarët e tyre, Instucionet Shëndetësore si dhe ato qeverisëse në vend.
Njoftimi i plotë nga MSH:
Miratohen në mbledhjen e Qeverisë:
▪︎Ligji për Sëmundjet Ngjitëse ✅️
dhe
▪︎Koncept dokumenti për Sëmundjet e Rralla✅️
Përmes miratimit të ligjit për Sëmundjet Ngjitëse është ofruar modernizmi dhe kontrolli efikas i sëmundjeve ngjitëse konform direktivave të BE-së dhe rekomandimeve të KE që përfshijnë:
📌 zhvillimin e inteligjencës epidemike,
fuqizimin e kapaciteteve njerëzore,
📌parandalimin e përhapjes së kërcënimeve ndërkufitare,
📌menaxhimin e drejtë të situatave emergjente, sikur infeksionet e fituara brenda spitaleve, rezistencës antimikrobike,
📌bashkëpunimin ndërinstitucional dhe
📌fuqizimin e diagnostikimit mikrobiologjik,
📌përditësimin e listës së sëmundjeve ngjitëse dhe plotësimin me legjislacion sekondar,
📌nxjerrjen e standardeve dhe protokolleve, procedurave standarde të operimit dhe harmonizimin e kundërvajtjeve që sanksionohen me gjobë.
Ndërsa përmes koncept dokumentit për sëmundje të rralla, Ministria e Shëndetësisë, synon adresimin e sfidave të ndryshme që sëmundjet e rralla paraqesin për qytetarët e prekur nga to, familjarët e tyre, Instucionet Shëndetësore si dhe ato qeverisëse në vend.
🔖Qëllimi i Koncept Dokumentit është institucionalizimi i përkujdesjes shëndetësore për pacientët e prekur nga këto sëmundje, që përveç zbulimit të hershëm, përmes trajnimit specifik të profesionistëve, të sigurohen edhe medikamentet e nevojshme për trajtimin sëmundjeve të pacientëve të prekur nga sëmundjet e rralla.
Miratimi i Ligjit për Sëmundjet Ngjitëse dhe Koncept Dokumentit për Sëmundjet e Rralla, janë një hap më shumë✅ drejt përmbushjes standardeve evropiane të legjislacionit të Ministrisë së Shëndetësisë.




