Klinikës së Urologjisë në QKUK i është shtuar edhe një doktor shkence, Ass. Dr. Bashkim Gllareva.
Gllareva ka mbrojtur disertacionin e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë javën e kaluar me temë “Evaluimi i shkallës së përfshirjes në imunizimin e fëmijëve (12-24 muaj) duke shfrytëzuar teknikat e LOT-it”.
Kjo tezë e doktoratës është mbrojtur para komisionit në përbërje të Prof. Dr. Merita Berisha, Prof. Asoc. Ibrahim Rudhani dhe Prof. Dr. Enver Roshi, teksa mentor i temës ka qenë Prof. Asoc. Isme Humolli.
Gllareva i ka falënderuar të gjithë profesorët dhe katedrat e Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa ka thënë se hulumtimet dhe rekomandimet e tij shpreson të jenë të dobishme për institucionet.
Lexoni njoftimin e tij të plotë:
Të dashur miq,
Dua të ndaj me ju një lajm me shumë rëndësi në karrierën time: më 07.12.2022 mbrojta disertacionin e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë.
Me këtë rast, falënderoj menaxhmentin e Fakultetit, Institutin e Shëndetësisë Publike, Klinikën e Urologjisë dhe atë të Pediatrisë në QKUK, si dhe Katedrën e Mjekësisë Sociale, Familjare dhe të Punës, që funksionon në kuadër të Fakultetit.
Falënderimin dhe mirënjohjen e veçantë ua shpreh profesorit, Prof. dr Isuf Dedushaj, mentores Prof. asoc. Isme Humolli, anëtarëve të komisionit Prof. dr. Merita Berisha, Prof. asoc. Ibrahim Rudhani e Prof. dr Enver Roshi, si dhe bashkëpunëtorëve Prof. ass. Xhevatit, Dr. Dionit, Dr. Jonit, Dr. Tringës, Dr. Arditës e Inf. Vlorës.
Kjo arritje nuk mund të mendohej pa mbështetjen e madhe të familjes, së cilës i jam jetësisht mirënjohës.
Falënderoj edhe të gjithë mbështetësit e tjerë dhe pjesëmarrësit në mbrojtjen publike të doktoratës, të cilëve u shpreh respekt pa fund.
Mbetem me shpresë që humlumtimi dhe rekomandimet e dhëna në disertacionin e doktoratës, të jenë të dobishme për institucionet relevante dhe që ato të shfrytëzohen.




