Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë, blerjen e aparaturave mjekësore dhe punësimin e stafit mbështetës.
Në kuadër të 10 milionëshit, 260 mijë euro janë ndarë për pagesën e stafit shëndetësorë dhe mbështetës për tre muaj, prej 210 pozitash.
Qeveria poashtu nga kategoria subvencione dhe transfere ka marr vendim që të paguaj specializantët me vetfinancim, nga 1 marsi deri më 31 tetor të këtij viti. /Gazeta Shneta/