Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria në detyrë rrit pensionet në 150 euro dhe shtesat për fëmijë me 50 për qind

Lajme 31/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria në detyrë, në krye me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka marrë disa vendime gjatë mbledhjes së sotme.

Në këtë mbledhje, Kurti bëri të ditur disa nga vendimet që janë marrë për rritjen e pagës minimale në sektorin privat, rritjen e pensioneve dhe rritjen e shtesave për fëmijët nga 0 deri në 16 vjet.

Po ashtu, ai tha se ka lajme të mira edhe për pensionistët.

“Ashtu siç ju kam premtuar, sot ka lajme të mira edhe për pensionistët, sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor, i cili fillon nesër. Kjo rritje prekë rreth 200 mijë pensionistë në kategoritë e pensioneve bazike, ato për personat me aftësi të kufizuar, për të rritur, por edhe për fëmijë, pensionin familjar, si dhe pensionin invalidor të punës”, tha Kurti

Por, kryeministri në detyrë nuk harroi as fëmijët, duke thënë se nga nëntori rreth 400 fëmijë nga 0 deri në 16 vjet do marrin shtesat e tyre me rritje.

“ E siç e dini kam premtuar se do ketë lajm të mirë edhe për nënat që marrin shtesa për fëmijët. Nga muaji nëntor, shtesat për rreth 400 mijë fëmijë nga 0 deri në 16 vjet do të rriten për 50 për qind. Pra, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marr 40 euro, nga muaji i ardhshëm do marr 60 euro, një nënë me katër fëmijë që këtë muaj ka marrë 120 euro, nga muaji i ardhshëm do marrë 180 euro në muaj”, u shpreh Kurti.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta mjeku i njohur Dr. Avdullah Hoti
Artikulli i rradhës Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.