Qeveria e Kosovës pati marr vendim për kompensimin e punëtorëve shëndetësorë me pagesa shtesë për punën gjatë pandemisë.
Në bazë të kategorizimit në vendimin e Qeverisë, mjekët paguhen me nga 250 euro, infermierët 150 dhe punëtorët tjerë mbështetës me nga 100 euro, shkruan Gazeta Shneta.
Por këto shtesa nuk iu janë paguar të gjithë punëtorëve shëndetësorë. Në adresë të Gazetës kanë ardh disa ankesa nga mjekë e infermierë për mos pagesë të këtyre shtesave.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar. Sherif Bytyqi nga QKUK ka deklaruar se po identifikohen rastet që nuk iu janë paguar dhe do të kërkohet kompensim në muajin e ardhshëm
“Kemi vërejtur se kemi mos realizim të shtesave të Covid-19 në disa klinika dhe te disa punëtorë edhe përkundër përsëritjes tonë radhazi edhe për muajt paraprak. Jemi duke i identifikuar të gjitha ato mospagesa dhe të gjitha ato mos realizime do të përsëriten dhe do të kërkohen të kompensohen në muajin e ardhshëm”, ka deklaruar Bytyqi. /Gazeta Shneta/