Qeveria e Kosovës ka vendosur disa masa të reja në lidhje me menaxhimin e pandemisë për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të virusit korona.
Me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, është kufizuar hyrja e udhëtarëve nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, shkruan Gazeta Shneta.
“Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga vendet si India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Shtetasit e Kosovës që vijnë nga këto tre vende duhet të futen në karantinë për 14 ditë, dhe të testohen dy herë në javë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Masat nuk vlejnë për shtetasit kosovarë që udhëtojnë në këto vende tranzit dhe qëndrojnë më pak se 48 orë. /Gazeta Shneta/