Sipas raporteve të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë në Britani të Madhe, stafi në maternitete bëjnë më shumë se 1400 gabime në javë.
Mamitë dhe infermierët kanë regjistruar mbi 305 mijë gabimë në tri vitet e fundit, edhe pse numri mund të jetë akoma më i lartë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Gabimet kanë shkaktuar pasoja që varijojnë nga humbja e të dhënave, lëndime të lehtë dhe deri te shkaktimi i vdekjes së foshnjës apo nënës.
Shifrat tregojnë se të paktën 259 nëna dhe fëmijë kanë vdekur ndërmjet vitit 2013 dhe 2016 për shkak të rrethanave që mund të jenë shmangur apo të papriturave.
Mamitë thonë se gabimet po ndodhin për shkak të stafit të kufizuar nëpër reparte.
Të dhënat janë nxjerrë nga BBC nga 81 institucione të ndryshme. /Gazeta Shneta/