Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qindra qytetarë janë në pritje për financim për shërim jashtë vendit

Lajme 06/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 700 persona që nga viti i kaluar e deri tani janë në pritje të lëshimit të mjeteve financiare nga Ministria e Shëndetësisë për trajtim në spitalet private në vend dhe jashtë vendit. Derisa rastet urgjente nuk kanë nevojë të presin derisa t’u lëshohen mjetet, rastet tjera po presin qe më shumë se gjashtë muaj për t’u trajtuar

Edhe pse vetë Ministria e Shëndetësisë ua ka aprovuar ndarjen e mjeteve financiare për shërim në institucionet private shëndetësore në vend dhe jashtë vendit, mbi 700 personave ende nuk u janë ndarë këto mjete.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se ka persona që janë në pritje që nga muaji korrik i vitit 2018. Për shkak të moslëshimit të mjeteve nga ana e Ministrisë ata nuk kanë mundur të marrin edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor, për shkak se shuma që atyre u është dashur të paguajnë në spitale private ka qenë e papërballueshme për ta.

Zyra për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) ka thënë për “Zërin” se ende nuk është bërë pagesa për 543 persona, të cilët kanë aplikuar vitin e kaluar, derisa siç ka thënë ajo nuk kanë bërë pagesa as për mbi 200 persona që u janë aprovuar mjetet këtë vit.

“Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Departamenti i Financave në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, përveç të trajtuarve, numri i pagesave në pritje për vitin 2018 është 543 (336 raste të rregullta dhe 207 urgjenca), kurse numri i pagesave në pritje për vitin 2019 është 218 (102 raste të rregullta dhe 116 urgjenca)”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim.

Zyra për informim ka thënë për gazetën se sa u përket rasteve urgjente, atyre u lëshohet një garancion me anë të të cilit nuk kanë nevojë të presin derisa të bëhet pagesa. Por që sipas saj rastet tjera jourgjente presin sipas radhës.

Artikulli paraprakMbi 220 milionë euro buxhet të pamjaftueshme për ngritjen e cilësisë në shëndetësi
Artikulli i rradhës Treteni masën dhjamore rreth stomakut me këtë “ilaç”

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.