Sistemi shëndetësor i QKMF-së në Gjilan është plotësuar me 6 mjekë, 10 infermierë, 2 stomatologë dhe 1 teknik stomatologjie.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas tij, ky përforcim pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Në një takim të përbashkët, stafi i ri u mirëprit dhe u urua për sukses dhe punë të mbarë. “Angazhimi dhe qëllimi ynë i përbashkët është shërbimi cilësor për pacientët,” theksuan drejtuesit e sistemit shëndetësor gjatë takimit.
Kjo rritje e kapaciteteve në sistemin primar shëndetësor është një hap i rëndësishëm për të garantuar shërbime më të mira dhe më të shpejta për të gjithë pacientët në nevojë./Gazeta Shneta/




