Nga dita e sotme QKMF në Prishtinë do të ketë edhe aparaturën për detektimin e deformiteteve të ijëve tek foshnjat e porsalindura.
Kjo aparaturë erdhi dhuratë nga Rotary Club Prishtina, e cila sot e dorëzoi këtë aparaturë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Dersia, ceremonia u mbajt në QKMF në rrugën ‘’Fehmi Agani’’, në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00, siç transmeton Express.
Aparati Logiq V2 është ultrazë i prodhuesit amerikan, GE Healthcare. Instalimin dhe trajnimin për përdorim të pajisjes e organizoi kompania Yess Pharma.