Pas publikimit të aktakuzës lidhur me rastin e ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kur një e moshuar rezidente në këtë shtëpi ishte keqtrajtuar fizikisht nga stafi i kësaj shtëpie ka reaguar Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Në reagimin e tyre QKRMT-ja I bën thirrje thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë aktakuzën dhe të rikualifikojnë veprën penale, sepse dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
QKRMT i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të ri kualifikojnë veprën penale, sepse dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion,- thuhet në lajmërim.
Më tutje QKRTM-ja thotë se ky rast dhe kjo dhunë nuk mund të merret si sulm i zakonshëm pasi dhuna e shkaktuar është nga persona zyrtarë.
Shteti ka përgjegjësi për trajtimin me dinjitet ndaj personave që janë nën mbikëqyrjen e shtetit apo institucioneve të autorizuara nga shteti, dhe dhuna e përdorur ndaj të moshuarës, nuk mund të konsiderohet si sulm i zakonshëm pasi që ajo është shkaktuar nga persona zyrtarë, pra infermiere të Shtëpisë së të Moshuarve, gjë që janë përmbushur elementet e veprës penale “𝘒𝘦𝘲𝘵𝘳𝘢𝘫𝘵𝘪𝘮𝘪 𝘨𝘫𝘢𝘵ë 𝘶𝘴𝘩𝘵𝘳𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵ë 𝘥𝘦𝘵𝘺𝘳ë𝘴 𝘻𝘺𝘳𝘵𝘢𝘳𝘦 𝘰𝘴𝘦 𝘢𝘶𝘵𝘰𝘳𝘪𝘻𝘪𝘮𝘦𝘷𝘦 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬𝘦”, e po ashtu është dashur të vlerësohen edhe veprimet që mund të konsiderohen si “𝘛𝘰𝘳𝘵𝘶𝘳ë”.
Në reagim ata kanë bashkangjitur edhe një analizë të ligjore rreth rastit në fjalë./Gazeta Shneta/




