Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut ka bërë thirrje për dhurim të gjakut.
QKTGJ-ja përmes një postimi ka kërkuar nga qytetarët të dhurojnë gjak, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo për faktin se tashmë janë shtuar kërkesat për gjak dhe është sezona kur mungojnë dhuruesit e gjakut shkaku i pushimeve verore.
Përmes njoftimit ajo ka bërë të ditur edhe oraret se kur qytetarët mund të dhurojnë gjak.
Njoftimi i plotë:
Meqenëse jemi në sezonën e verës dhe shtohen kerkesat për gjak dhe produkte të gjakut, dhe organizimet e aksioneve të dhurimit të gjakut sjellin më pak dhurues (për shkak të pushimeve verore) lusim qytetarët të cilët gëzojnë shëndet të mirë të lajmrohen në qendrën më të afërt për të dhuruar gjak.
Orari i punës:
Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut Prishtinë: punon çdo ditë pune 8:00 deri 18:00 dhe vikendit 09:00 deri 16:00 ndersa
Regjionet : Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Ferizaj çdo ditë pune 7:00 deri 14:00.
Më datë 11-12 Gusht 2023 Ekipa e Transfuzionit te gjakut do të jetë në teren nê Sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë nga ora 10:00 deri 17:00.
“Dhuro gjak, Shpëto jetë”
/Gazeta Shneta/