Qendra Klinike Universitare ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë të prekur 11 persona nga gripi sezonal me influencë A, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë
QKUK ka njoftuar se për të përcjellë gjendjen e gripit sezonal në nivel të Kosovës, është formuar një konsilium.
“Pas analizës së bërë nga konsiliumi, konstatohet se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga 1 dhjetori 2019 deri me 15.01.2020, janë konfirmuar 11 raste me gripin sezonal (Influenca A). Prej tyre, një pacient rreth 80 vjeç, i cili kishte edhe probleme tjera shëndetësore, ka vdekur në muajin dhjetor”.
“Për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë për trajtim 4 raste, 3 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa një rast është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv të klinikës. Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe Klinika Infektive kanë kuadër të mjaftueshëm profesional, që po merren me përcjelljen dhe menaxhimin e rasteve”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Gazeta Shneta/